Klopp për Topin e Artë: Nëse se fitoi këtë vit Lewandowski, atëherë kur?

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 17:50
Klopp për Topin e Artë: Nëse se fitoi këtë vit Lewandowski, atëherë kur?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pasi Lionel Messi e fitoi Topin e shtatë të Artë.

Argjentinasi e mposhti Lewandowskin në një rivalitet të fortë, duke u shpallur edhe njëherë si lojtari më i mirë në planet.

E të shumtë janë ata që mendojnë se këtë vit Topin e Artë e meritoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

I këtij mendimi është edhe Jurgen Klopp.

“A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Nëse mendoni se ai duhet të ishte më i lartë në renditje, duhet të bindni kolegët tuaj”, tha fillimisht Klopp për renditjen e Salah

“Mund t’ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia jepni Lewandowskit këtë vit, atëherë kur?”, përfundoi Klopp.

(Kosova Sot Online)