Messi luan sonte kundër Nice, pavarësisht dhimbjeve në stomak

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 09:16
Messi luan sonte kundër Nice, pavarësisht dhimbjeve në stomak

Lionel Messi pritet të luajë për Paris Saint-Germainin kundër Nice në Ligue 1 sot në mbrëmje, pavarësisht problemeve me stomakun.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris dhe do ta prezantojë atë sonte në Parc des Princes para ndeshjes. Argjentinasi u duk me shëndet të mirë kur e pranoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë përsëri.

34-vjeçari nuk mori pjesë në stërvitje me skuadrën e Mauricio Pochettinos në ditën vijuese, të martën, dhe u raportua se mund të mungonte në ndeshjen e së mërkurës.

Por Goal.com thotë të ketë marrë vesh se Messi do të luajë kundër Nice.

“Ai kishte dhimbje në stomak të martën. Ai do të luajë kundër Nice, edhe pse mund të mos jetë 100% i gatshëm”, ka thënë një burim i Goal.com.

Messi e ka shënuar vetëm një gol në Ligue 1 këtë sezon dhe katër gola në të gjitha garat, derisa ka munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimeve dhe sëmundjes.