Babai i Leo Messit tallet me kritikët: “Bla, bla, bla – shtatë Topa të Artë”

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 19:17
Babai i Leo Messit tallet me kritikët: “Bla, bla, bla – shtatë Topa të Artë”

Leo Messi ia doli të fitojë “Topin e Artë” për herë të shtatë në karrierë, por të shumtë janë ata që nuk ishin dakord me fituesin, pasi preferonin Robert Lewandowskin.

Korit të kritikëve u janë shtuar edhe ish-futbollistë të ndryshëm, teksa në mbrojtje të “pleshtit” ka dalë babai i tij, Jorge Messi, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i yllit argjentinas.

“Bla, bla, bla, vazhdoni jepini gojës”, shkruan babai i Messit në “Instagram”, në foton ku Leo pozon me “Topin e Artë”.

(Kosova Sot Online)