Futbollistët e Chelsea dhe Watford largohen nga fusha për shkak të një emergjence mjekësore në tribuna

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 21:08
Futbollistët e Chelsea dhe Watford largohen nga fusha për shkak të një emergjence mjekësore në tribuna

Është ndërprerë ndeshja në mes te Chelseat dhe Watfordit.

Klubi i Watfordit raporton se futbollistët e të dyja klubeve janë larguar nga fusha për shkak të një emergjence mjekësore në tribuna.

Shkak është bërë gjendja shëndetësore e një tifozi në shkallët e stadiumit.

Mjekët kanë shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pritet të vendoset më pas në lidhje me ndeshjen.

Deri tani nuk ka informacion për gjendjen e tifozit, ndërsa dy skuadrat ndodhen akoma në dhomat e zhveshjes. 


(Kosova Sot Online)