Trajneri i Chelseat akuzon: I vodhëm 3 pikë në Watford

  • S.A /
  • 02 December 2021 - 09:04
Trajneri i Chelseat akuzon: I vodhëm 3 pikë në Watford

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së vet në fitoren 2:1 kundër Watfordit të mërkurën, duke e pranuar se ishin më fat që i morën tri pikë.

Të kaltrit e Londrës ikën nga Vicarage Road me tri pikë të golat, pas golave nga Mason Mount dhe Hakim Ziyech.

Tuchel tha pas ndeshjes se Chelsea nuk ishte i përgatitur siç duhej për këtë ndeshje dhe quajti me fat fitoren.

Chelsea mbetet lider i Premierligës me një pikë më shumë se Manchester City dhe dy më shumë se Liverpooli.

“Këta nuk jemi ne. Nuk ishim aspak të gatshëm sot për këtë ndeshje”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“Ne nuk ia dolëm të ballafaqohemi me presionin. Kishim shumë shanse por shumë gabime po ashtu. E vetmja gjë që mund të bënim ishte të mbaheshim dhe të përqendroheshim në gjërat e lehta. Ishte një fitore me fat”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )