Messi bleu hotel për 30 milionë euro, por tani rrezikon që t’i shembet nga autoritetet komunale

  • S.A /
  • 02 December 2021 - 16:31
Messi bleu hotel për 30 milionë euro, por tani rrezikon që t’i shembet nga autoritetet komunale

Lionel Messi sapo ka fituar për herë të shtatë çmimin më prestigjioz individual për lojtar ‘Topin e Artë’.

Megjithatë tani argjentinasi ka një problem shumë të madh, jashtë fushave të blerta. Messi si futbollist ka fituar shumë para dhe ai është futur edhe në botën e biznesit duke investuar në shumë gjëra. Në vitin 2017, ylli argjentinas kishte blerë hotelin MiM Sitge, por ende pa u bërë pesë vite ai mund të shembet nga autoritetet katalunase. Mediat në Spanjë kanë raportuar se ky hotel luksi që ylli argjentinas ka blerë në jug të Barcelonës mund të prishet për shkak të një vendimi të gjykatës.

Gjithnjë sipas raportimeve të mediave spanjolle, ndërtesa rrezikon të shembet pasi ndërtimi i saj është në kundërshtim me rregullat urbanistike. Pronari i mëparshëm i hotelit, Francisco Sanchez ishte në dijeni të parregullsive dhe të urdhrit të shembjes në momentin që i ka shitur pronën Messit. Argjentinasi i PSG-së nuk ka qenë në dijeni të këtyre fakteve dhe nuk ka dashur të komentojë këtë situatë. Hoteli me 4 yje, me spa dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi Majestic Hotel dhe gjendet 50 metra nga plazhi i vendit turistik Sitges. 

(Kosova Sot Online )