Opstrukcionet dhe sabotimi i punës së Kuvendit të sanksionohen me rregulloren e re dhe të ndëshkohen!

Opstrukcionet dhe sabotimi i punës së Kuvendit të sanksionohen me rregulloren e re dhe të ndëshkohen!
Opstrukcionet dhe sabotimi i punës së Kuvendit të sanksionohen me rregulloren e re dhe të ndëshkohen!

Shefik Shkodra

  • 02 December 2021 - 13:05

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Mos mbajtja dhe mos realizimi i një plani vjetor të Kuvendit për shkak të një kuorumi, në mungesë të anëtarëve të kryesisë, kryesisht nga opozita e ashtuquajtur, është sabotim i punës dhe përgjegjësive për detyrat e secilit deputet. Është e pajustifikueshme as për qytetarët dhe opinionin e përgjithshëm. Ndryshe, ky është një opstrukcion i punës për të cilën paguhen shtrenjtë këta njerëz.

Qëllimi primar i kësaj opozite, me këmbëngulje është që të ngelë Qeveria dhe institucionet, që të refuzohet veprimi konkret me ligjet. E moto e kësaj opozite na del, që të mos realizohen intencat për korrigjimet dhe qeverisjen e drejtë, për zvogëlimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kundër një qeverisje që do të shpinte përpara shoqërinë. Kundër një qeverisje që po ua shkëput plaçkën dhe keqpërdorimet e deridjeshme të kësaj opozite në çdo segment nga jeta e përditshme, e gjitha ka shkuar dhe shkon mbi kurrizin e qytetarëve të këtij vendi, shtet i ri.

Kemi shkruar më herët se, një rregullore tjetër e Kryesisë dhe Kuvendit do të duhej të ndryshohej në favor të progresit, duke pasur parasysh një prezencë voluntariste individuale apo edhe grupe për të mos u aprovuar ligjet e nevojshme për vendin.

Dhe një rregullore shumë e nevojshme për mungesën e deputetit në seanca, qoftë në grupe profesionale, qoftë në seancat e hapura të kuvendit, do të duhej të sanksionohej edhe materialisht e deri me kusht të largimit, si i (e) pa disiplinuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".