Mourinho këshillon Zaniolon sa më parë të largohet nga Italia

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 19:01
Mourinho këshillon Zaniolon sa më parë të largohet nga Italia

Serie A nuk është kampionat për Nicolo Zaniolën.

Kështu mendon trajneri i Romës, Jose Mourinhos. Ai është i irrituar me numrin e madh të ndërhyrjeve të ashpra që shkaktohen në talentin italian, i cili ka kaluar vite të vështira për shkak të problemeve me ligamente.

Mourinho pa u menduar dy herë e këshilloi Nicolo Zaniolon të largohej nga kampionati italian.

“E di që me këtë që do të them po flas kundër interesave të mia, por nëse do të isha në vendin e Zaniolos do të mendoja të largohesha nga Serie A”, tha Mourinho.

Unë ndihem keq për atë që ai duhet të vuajë në fushë, po të isha si ai do të shkoja për të luajtur diku jashtë Italisë”.

“Për Zaniolon po bëhet thuajse e pamundur të luajë në këtë kampionat. Zaniolo u masakrua në shqelma nga lojtarët e Bolognas

(Kosova Sot Online)