Mbappe, nënshkrim i siguruar – Ancelotti ka tashmë planin për Vini Jr-Benzema-Mbappe

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 09:08
Mbappe, nënshkrim i siguruar – Ancelotti ka tashmë planin për Vini Jr-Benzema-Mbappe

Vinicius-Benzema-Mbappe, kjo është treshja sulmuese që Carlo Ancelotti ëndërron ta ketë në Real Madrid.

Sic raporton El Chiringuito, Kylian Mbappe tashmë mund të konsiderohet lojtar i Real Madridit, ani pse pak është e besueshme për shkak të insistimit të Paris Saint Germain për të rinovuar me lojtarin.

Megjithatë, nuk ka pasur bisedime dhe as nuk kanë avancuar ato me lojtarin që nga gushti kur Reali tentoi ta rrëmbejë, çka do të thotë se që nga janari, Mbappe është i lirë të flasë me cilin do klub të dojë.

Mbappe vazhdimisht ka përsëritur se ëndërron që ta veshë fanellën e Realit dhe së fundmi, në librin vizatimor për jetën e tij, ai aty përsëriti sërish dëshirën për të luajtur me fanellën e bardhë.Florentino Perez disa herë ka përsëritur se është i qetë në këtë rast, dhe sipas El Chiringuito, kjo gjë mund të jetë e përfundua tashmë.

Në Madrid ëndërrojnë që të formojnë treshen Vinicius-Benzema-Mbappe.

(Kosova Sot Online )