Refuzimi i garancive të sigurisë nga Gjykata Speciale është i padrejtë, shteti i Kosovës është themeluesi dhe funksionon!

Refuzimi i garancive të sigurisë nga Gjykata Speciale është i padrejtë, shteti i Kosovës është themeluesi dhe funksionon!
Refuzimi i garancive të sigurisë nga Gjykata Speciale është i padrejtë, shteti i Kosovës është themeluesi dhe funksionon!

Muhamet Kelmendi

  • 03 December 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Shteti i Kosovës jeton tash e mbi një decenie. Këtë shtet e kanë njohur mbi 115 shtete dhe është anëtare e një numri të organizatave ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj, ky shtet është përgjegjës për rendin dhe sigurinë në Kosovë. Këtë e pranojnë të tëra shtetet që e kanë njohur. Me këtë shtet bashkëpunon edhe BE dhe SHBA-të etj.

Mos pranimi i garancisë për lirimin me kusht të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, gjykatë kjo e themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës është injorim dhe kundërshtim i vetë shtetit.

Gjykata Speciale në Den Hagë është gjykatë e Kosovës. Është krijuar me vendim të Kuvendit dhe vepron me ligjet e Kosovës. Dhe, injorimi i garancisë, është vetë injorim i vetë shtetit. Kjo nuk e nderon këtë gjykatë.

Gjykata Speciale ka shkelur disa parime juridiko-penale në rastin e të arrestuarve nga radhët e UÇK-së. Së pari, nuk arrestohet, me ligj, askush pa fakte dhe dëshmi që në momentin e arrestimit. Së dyti, shqyrtimi kryesor, duhet domosdo të fillon brenda një viti nga momenti i arrestimet dhe së treti, Kosova i ka këto organe, përkatësish këtë polici. Këto janë faktet që tregojnë lëshimet e kësaj gjykate dhe parimisht shkelje e rëndë. Kjo nuk e nderon këtë gjykatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".