Mbappe tregon momentet kur Zidane e mori në veturën e tij: “E pyeta nëse duhet t’i heq këpucët…”

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 11:33
Mbappe tregon momentet kur Zidane e mori në veturën e tij: “E pyeta nëse duhet t’i heq këpucët…”

Kylian Mbappé, gjatë prezantimit të librit të tij vizatimor dje pasdite në Paris, foli për episode nga e kaluara e tij.

Ai tregoi për ditët që kaloi në Madrid, po ashtu edhe për kohën me Zinedine Zidane, për të cilin ka një admirim të madh. “Unë isha 14 vjeç kur Zidane më ftoi në Madrid. Për një fëmijë të asaj moshe, është një ëndërr, diçka fantastike. Zidane ishte dhe vazhdon të jetë idhulli i një rinie të tërë, i një vendi të tërë.

Kur ai të vlerëson kështu, në moshën 14-vjeçare, kur je askushi, përjeton momentet më të bukura të jetës tënde. Ishte unike. E mbaj mend akoma, për të treguar se sa mbresëlënëse ishte”, ka thënë ai për Le Parisien.

“Kur Zidane më ftoi në veturën e tij, nuk isha i sigurt se si të shprehesha, kisha frikë. Në një moment i thash nëse duhet të hiqja këpucët brenda veturës. S’dua të tregoj më shumë sepse më pas nuk do të lexojnë librin tim”. 

(Kosova Sot Online )