Orari i xhiros së 17-të në BKT Superligë, kryendeshja zhvillohet në kryeqytet

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 12:31
Orari i xhiros së 17-të në BKT Superligë, kryendeshja zhvillohet në kryeqytet

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fundin e edicionit vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

Këtë fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar.


Dy prej tyre janë në program për tu zhvilluar ditën e shtunë, derisa tri të tjera të dielën.

Drenica do të jetë nikoqire e ballkanit të shtunën në ‘Bajram Aliu’ me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë në Gjilan në të njëjtën kohë zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë të dielën në kryeqytet, ku zhvillohet klasikja e futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës.

Ky derbi i madh i futbollit kosovar zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.


Dy takimet tjera të ditës së diel janë Dukagjini – Llapi dhe Ulpiana – Feronikeli. 

(Kosova Sot Online )