Guardiola e merr në dorë New York Cityn?

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 15:06
Guardiola e merr në dorë New York Cityn?

Trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut pasi ta mbyllë eksperiencën në Angli

Pep Guardiola po e udhëheq me sukses Manchester Cityn.

Mirëpo, pasi ta mbyllë ciklin me klubin anglez, trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut.

Në fakt, mediumi “90min” raporton se tashmë është arritur marrëveshja që Guardiola të punojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më saktësisht, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut mund ta marrë në dorë ekipin e ligës MLS, New York City.

Trajneri katalunas ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2023.

Ai mund të lëvizë drejt Amerikës në atë kohë.

Por, ndërkohë flitet se Guardiola mund të rikthehet në Barcelonë pas dy apo tri vjetësh.

Ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në Evropë. 


(Kosova Sot Online)