Ancelotti tjetër mesazh për Mbappen: “Fëmijët duhet t’i ndjekin ëndrrat”

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 15:19
Ancelotti tjetër mesazh për Mbappen: “Fëmijët duhet t’i ndjekin ëndrrat”

Carlo Ancelotti ka dërguar një tjetër mesazh për Kylian Mbappen.

Sulmuesi i PSG-së, në librin e tij vizatimor, që ka dal tashmë në shitje, ka shkruar se si fëmijë ka ëndërruar që ta veshë fanellën e Realit dhe dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Lidhur me këtë në konferencë për media para ndeshjes me Real Sociedad në La Liga u pyet trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Mbappé tha se që në fëmijëri ka dashur të luajë për Real Madridin. Kjo është ëndrra e një fëmije? Fëmijët duhet t’i ndjekin ëndrrat që kanë. Unë kisha ëndërruar që një ditë të luaja në Serie A dhe e realizova”, u shpreh Ancelotti. 

(Kosova Sot Online)