Prezantohet Rangnick, tregon se ka refuzuar Chelsean që në fund mori Tuchelin dhe fitoi Championsin

  • 04 December 2021 - 10:09
Prezantohet Rangnick, tregon se ka refuzuar Chelsean që në fund mori Tuchelin dhe fitoi Championsin

Ralf Rangnick pak ditë më parë u emërua trajner i ri i Manchester United.

Vetëm të premten, ai u prezantua zyrtarisht në stolin e djajve të kuq ku edhe mbajti konferencën e para mediave si trajner i Man United. 63-vjeçari ishte i lidhur edicionin e kaluar për një kalim te Chelsea në vend të Frank Lampardit por ai refuzoi ofertën e tyre.

Rangnick zbuloi se e bëri këtë për shkak se Blutë i ofruan kontratë të përkohshme, dhe më pas morën Thomas Tuchelin, me të cilin ndryshuan historinë e klubit sepse pas vetëm pak muajsh, fituan Ligën e Kampionëve, të dytën në histori për klubin.

“Kur Chelsea më kontaktoi, ata më ofruan vetëm opsionin e të qenit trajner i përkohshëm për katër muaj”, u shpreh ai. 

(Kosova Sot Online )