NBA, Golden State ndal ecurinë perfekte të Phoenix, Clippers fiton derbin!

  • S.A /
  • 04 December 2021 - 11:41
NBA, Golden State ndal ecurinë perfekte të Phoenix, Clippers fiton derbin!

Për të ndalur ecurinë perfekte të Phoenix Suns në NBA mendon Golden State Warriors. Skuadra e Steve Kerr fitoi lehtësisht në San Francisco ndaj skuadrës nga Arizona duke e marrë edhe vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Kjo ishte humbja e parë për Phoenix pas 18 fitoresh rresht dhe e 4-ta sezonale ndërkohë që Golden State u rikthye menjëherë te suksesi duke marrë fitoren e 8-të në 9 ndeshjet e fundit për meritë edhe të liderit të ekipit Stephen Curry që koleksionoi 23 pikë 5 asiste e 5 rebound duke realizuar 18 pikë me gjuajtjet për 3.

Te Phoenix ai që spikati më shumë ishte lojtari nga Bahamas DeAndre Ayton që ashtu si Curry realizoi 23 pikë.

Derbin e Los Angelesit e fitoi Clippers. Në Staples Center Lakers pësuan një tjetër humbje pasi u mposhtën pas një dueli spektakolar me rezultatin e ngushtë 115-119 nga formacioni i trajnerit Tyron Lue.

Anthony Davis dhe LeBron James përmbushën deri diku pritshmëritë duke realizuar respektivisht 27 pikë dhe 23 pikë ndërsa shtuan edhe nga 10 e 11 rebound dhe 4 e 6 asiste por nuk morën përgjigje nga pjesa tjetër e skuadrës.

Rusell Westbrook me 10 pikë e 9 asiste ishte hija e vetëvetës ndërkohë që te Clippers spikatën Marciel Morris dhe Paul George që i udhëhoqën drejt suksesit të 12-të sezonal dhe parakalimit ndaj Lakers në renditje.

37 pikët e Jason Tatum nuk i mjaftuan skuadrës tjetër më të titulluar të NBA, Boston Celtics që u mposht në transfertën e Salt Lake City ndaj Utah Jazz me rezultatin 137-130. Më i miri mbi parket për Jazz ishte i përhershmi Donovan Mitchell autor i 34 pikëve. Për Utah kjo ishte fitorja e 15-të sezonale ndërkohë që Boston pësoi disfatën numër 11. Mori fitoren e 6-të në 7 ndeshjet e fundit Brooklyn Nets që falë edhe 30 pikëve të realizuara nga Kevin Durant mposhti në Barclays Center Minnesota Timberwolves me rezultatin e ngushtë 110-105. Nju-jorkezët kryesojnë bindshëm konferencën e Lindjes të shkëputur nga Chicago Bulls dhe Miami Heat.

 (Kosova Sot Online  )