Nuk gabojnë Ballkani dhe Gjilani

  • S.A /
  • 04 December 2021 - 16:17
Nuk gabojnë Ballkani dhe Gjilani

Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll nisi të shtunën me dy ndeshje interesante. Drenica e priti FC Ballkanin, derisa Gjilani ishte nikoqir i Malishevës.Ballkani u treguar skuadër më e mirë për 90 minuta, duke e mundur 1-0 në udhëtim Drenicën, për të rrëmbyer tri pikët. Golin e fitores e shënoi Jashanica në pjesën e dytë, në minutën e 50. Në ndeshjen tjetër, Gjilani triumfoi lehtësisht në shtëpi, duke e mundur 3-1 Malishevën.

Mysafirët kaluan në epërsi të parët, Hyseni shënoi për 0-1 në minutën e 14’.I njëjti lojtar, në fund të pjesës së parë, u përjashtua me të kuq, derisa Progni barazoi gjithcka për 1-1.

Në pjesën e dytë, Gjilani përmbysi gjithcka me golat e Raak 77’ dhe Dabuqaj 81’, për ti marrë tri pikët nga ky takim. Me fitoren kundër Drenicës, Ballkani vazhdon të jetë ilder me 33 pikë, derisa e ndjek Gjilani që gjithashtu fitoi, me 32 pikë. 

(Kosova Sot Online )