Milan fiton pastër dhe merr primatin në Serie A

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 17:25
Milan fiton pastër dhe merr primatin në Serie A

AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A pasi e mposhti me rezultat të pastër 2:0 Salernitanan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Vendasit e përfunduan dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë, ku i realizuan të dy golat.

Fillimisht, Kessie realizoi për epërsinë fillestare qysh në minutën e pestë të ndeshjes.

Ndërkaq, në të 18-tën, Saelemaekers dyfishoi epërsinë pas asistimit të Brahim Diaz.

Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola dhe Milan ndali tri pikët në “San Siro”.

Kështu, Milan tani merr primatin në Serie A me 38 pikë, dy më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Salernitana mbetet e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)