Renditja tabelare pas javës së 17-të në Superligë, “nxehtë” në krye

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 16:00
Renditja tabelare pas javës së 17-të në Superligë, “nxehtë” në krye

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sot, Drita shënoi fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse dy ndeshjet tjera Dukagjini-Llapi dhe Ulpiana-Feronikeli përfunduan baraz 0:0.

Në renditjen tabelare prin Ballkani me 33 pikë, i ndjekur nga dy skuadrat gjilanase.

Gjilani gjendet i dyti me një pikë prapa Ballkanit, kurse Drita ngec për dy pikë prapa suharekasve.

Llapi renditet i katërti me 26 pikë, i ndjekur nga Prishtina 24 dhe Drenica 20.

Garë shumë e nxehtë po bëhet edhe në fundin e tabelës. Malisheva është e shtata me 18 pikë, aq sa ka edhe Ulpiana në vendin e tetë.

Dukagjini i parafundit ka një pikë më pak se ekipet paraprake, kurse krejt në fund gjendet Feronikeli me 11 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)