Marko Simonovski, lojtari më i mirë i javës

  • S.A /
  • 06 December 2021 - 14:41
Marko Simonovski, lojtari më i mirë i javës

Marko Simonovski është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së 17-të në BKT Superligë.

Ai e shënoi golin e vetëm të Dritës ndaj FC Prishtinës në fitoren 1:0.

Simonovski po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase.

Deri tash, i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 2 asistime këtë edicion në ligën elitare.

Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë në tabelë dhe në hap me dy skuadrat e para, Ballkani e Gjilani.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Dritës, e ndau Ilmi Alili, drejtor i degës kryesore të BKT.

(Kosova Sot Online )