Ancelotti: E duam finalen e Championsit, duhet ta mposhtim Interin

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 16:14
Ancelotti: E duam finalen e Championsit, duhet ta mposhtim Interin

Carlo Ancelotti i ka idetë e qarta për këtë sezon.

Trajneri italian synon ta dërgojë Real Madridin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” do të përballen nesër me Interin, në kërkim të pozitës së parë në Grupin B të Championsit.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Do të përballemi me një skuadër që po luan mirë, por ne duam ta mposhtim. Jemi në Champions, jemi në Bernabey, duam të fitojmë. Objektiv yni është që të shkojmë deri në fund, ose deri në finale të kësaj gare”, u shpreh në konferencë për shtyp ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit.

Real Madridit po i ecin punët mjaft mirë në La Liga, ku është lider aktual.

Dhe, krahas titullit në Spanjë, Ancelotti synon ta fitojë edhe Championsin me “Mbretërit”.

(Kosova Sot Online)