Inzaghi: Rinovimi nuk është prioritet, jam i fokusuar te Reali

  • S.A /
  • 07 December 2021 - 11:24
Inzaghi: Rinovimi nuk është prioritet, jam i fokusuar te Reali

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit në Champions League.

Inzaghi momentalisht po e përgatit ekipin për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve sonte.

Trajneri është vlerësuar shumë nga tifozët dhe mediat në javët e fundit, por ish-trajneri i Lazios nuk është rrëmbyer nga periudha pozitive e tij te zikaltrit.

“Ne e dimë se futbolli është kështu. Ka momente kur gjithçka është mirë, si tani, pastaj i humb dy ndeshje dhe ai që ju ka lavdëruar ndoshta do të jetë i pari që ju kritikon. Kjo është pjesë e futbollit, e botës sonë. Ne vetëm duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë”, tha Inzaghi për SportMediaset.

La Gazzetta dello Sport raportoi se Interi tashmë po e konsideron rinovimin e kontratës së Inzaghit, pasi kontrata e italianit skadon në qershor të vitit 2023.

“Këto janë storie në gazeta, por unë kam prioritete tjera momentalisht. Prioriteti im quhet Real Madrid”, tha Inzaghi.

Interi luan për vendin e parë në grupin D sonte në “Bernabeu”. Edhe Interi edhe Real Madridi tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje. 

(Kosova Sot Online )