Pioli: Duhet të jemi të paparashikueshëm ndaj Liverpoolit

  • S.A /
  • 07 December 2021 - 14:09
Pioli: Duhet të jemi të paparashikueshëm ndaj Liverpoolit

rajneri i Milanit, Stefano Pioli shpreson t’i krijojë vështirësi trajnerit të Liverpoolit, Jürgen Klopp, duke luajtur një treshe të lëvizshme sulmuese dhe t’i bëjë kuqezinjtë më të paparashikueshëm të martën mbrëma.

Milani ka nevojë për tre pikë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre në Ligën e Kampionëve dhe Pioli theksoi se është gati të sulmojë Liverpoolin në San Siro.

Liverpool fitoi 3-2 në ndeshjen e parë në Anfield dhe ka marrë 15 pikë nga pesë ndeshje në fazën e grupeve të Champions League.

Milani duhet të fitojë dhe të shpresojë që Atletico Madrid dhe Porto të barazojnë në Estadio do Dragao për të siguruar vendin e tyre në fazën eliminatore, pasi një pikë ndan tre skuadrat pas Liverpoolit në tabelë.

Pioli tha se donte të krijonte ‘më shumë telashe’ duke qenë ‘më i paparashikueshëm’ ndaj Liverpoolit, por duhet ta bëjë këtë pa Rafael Leao, Olivier Giroud, Ante Rebic, Samu Castillejo dhe Pietro Pellegri.

Milani duket se do të nisë me Junior Messias, Brahim Diaz dhe Rade Krunic në treshen e sulmit pas Ibrahimovic, pasi trajneri po kërkon një sulm më të lëvizshëm.

Pioli e di se Milani duhet të befasojë kundërshtarët e tyre dhe kështu kërkon një ekip ‘të paparashikueshëm’.

“Zlatan nuk është i vetmi sulmues që kemi. Sa më shumë të jemi të paparashikueshëm, aq më shumë telashe mund të krijojmë. Ne jemi gati, tifozët do të jenë aty për të na motivuar. Ka të gjitha kushtet për të bërë mirë”, tha Pioli në konferencën para ndeshjes.

(Kosova Sot Online )