Zanetti: Mund të shkoja në Real, por i qëndrova besnik Interit

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 15:12
Zanetti: Mund të shkoja në Real, por i qëndrova besnik Interit

Zëvendëspresidenti dhe ish-kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka zbuluar arsyet pse refuzoi Real Madridin në të kaluarën, pavarësisht se dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshje.

Zanetti ka udhëtuar në Madrid me Zikaltrit, që do të përballen me Real Madridin sonte në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Në një intervistë për Marcan, Zanetti foli për interesimin e Realit, kualitetin e Carlo Ancelottit dhe lidhjen e tij me presidentin e Realit, Florentino Perezin.

“Po, isha shumë afër t’i bashkohesha Real Madridit dhe e kam thënë se jam ndjerë i nderuar nga interesi i një klubi të tillë. Ishte koha kur Jorge Valdano ishte drejtor sportive. Por, të gjithë e dinë storjen time dhe e dinë se Interi është shtëpia ime. Kjo është arsyeja pse vendosa të qëndroja. Isha kapiten dhe kisha përgjegjësi të mëdhaja. Prandaj qëndrova”, deklaroi Zanetti.


(Kosova Sot Online)