Trajneri i Bayernit mesazh Benficas: Mos u shqetësoni, ndaj Barcelonës luajmë me ekipin më të mirë që kemi

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 15:40
Trajneri i Bayernit mesazh Benficas: Mos u shqetësoni, ndaj Barcelonës luajmë me ekipin më të mirë që kemi

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann i ka dërguar mesazh Benficas, duke treguar se ndaj Barcelonës do të fusë skuadrën më të mirë që e ka në dispozicion.

Bayern Munich e pret në “Allianz Arena” Barcelonën në ndeshjen jetike për katalonasit për vazhdimësinë e tyre në Champions League.

Barcelona duhet të fitojë ndaj Bayernit, ose të shpresojë që Benfica të mos fitojë ndaj Dynamo Kyivit.

“Ne do të luajmë me ekipin më të mirë në dispozicion. Përshëndetje për Lisbonën, mos u shqetësoni”, u shpreh Nagelsmann.

(Kosova Sot Online)