Futsall: Shorti i Kupës së Botës 2024, Kosova mëson rivalët

  • S.A /
  • 07 December 2021 - 16:45
Futsall: Shorti i Kupës së Botës 2024, Kosova mëson rivalët

Është hedhur shorti i paraeleminatoreve të Kupës së Botës 2024 në futsall.

Kosova është shortuar në Grupin C në këtë garë.

Dardanët do të ndeshen me Armenin, Bullgarinë e Skocinë.

Paraeleminatoret do të luhen në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill.

Sipas rregullores, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.

(Kosova Sot Online )