Mbappe thyen rekordin e vendosur nga Leo Messi në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 09:19
Mbappe thyen rekordin e vendosur nga Leo Messi në Ligën e Kampionëve

Mbappe ka thyer rekordin e Messit në Champions.

30 gola, Kylian Mbappe ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Me golin që shënoi mbrëmë në Champions, ai arriti shifrën e 30 finalizimeve më së shpejti në histori, në moshën 22-vjeçare e 352 ditë, derisa Messi e kishte arritur këtë dhe mbante rekordin me 23 vite e 131 ditë që nga viti 2010.

Sulmuesit të PSG-së iu deshën vetëm 70 sekonda për të shënuar golin e parë mbrëmë kundër Club Brugge në Parc des Princes, derisa më pas realizoi edhe një tjetër deri në fund të ndeshjes.

(Kosova Sot Online )