Luis Suarez lëndohet dhe shpërthen në lot, humb derbin me Realin

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 12:39
Luis Suarez lëndohet dhe shpërthen në lot, humb derbin me Realin

Luis Suarez s’do të luajë në vikend në derbi kundër Real Madridit.

Për shkak të një problemi serioz muskulor, Suarez ndjeu dhimbje dhe u detyrua të lërë fushën e lojës para kohe kundër Portos, sfidë të cilën Atletico e fitoi 3-1.Ish-sulmuesi i Barcelonës u largua nga fusha e lojës duke qarë.

Pas ekzaminimeve që do të bëjë sulmuesi uruguaian, do të përcaktojnë edhe kohën  e rikuperimit të tij, por e sigurt është se derbin kundër Real Madrid, që luhet pas pak ditësh, Suarez do të jetë mungesa e madhe për Atleticon.
(Kosova Sot Online )