Mbappe: “Është shumë e lehtë të luash me Messin, është më i miri në botë”

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 12:43
Mbappe: “Është shumë e lehtë të luash me Messin, është më i miri në botë”

Kylian Mbappe ka vetëm fjalë të mira për Lionel Messin. Që të dy shkëlqyen mbrëmë në Champions League duke shënuar nga dy gola në fitoren e PSG-së ndaj Brugge. Mbappe thotë se po e shijon lojën me Leon. “Është shumë e lehtë të luash me Leo Messin.

Ai është më i miri në botë. Ai e fitoi Topin e Artë vetëm pak ditë më parë. Shënoi dy gola tani dhe është i lumtur, shpresoj të na ndihmoj në të ardhmen”, deklaroi Kylian pas ndeshjes.

Kujtojmë se Mbappe theu rekordin e Messit si lojtari më i ri që kap shifrën e 30 golave në Champions League. 

(Kosova Sot Online )