Modric: “Mosha? S’ka aspak rëndësi, po ndihem si 30-vjeçar”

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 13:00
Modric: “Mosha? S’ka aspak rëndësi, po ndihem si 30-vjeçar”

Luka Modric thotë se ndihet si 30-vjeçar.

Modric po shijon një tjetër sezon të bukur me Real Madridin.

Edhe pse 36-vjeçar, paraqitjet e tij në fushë janë mbresëlënëse sa që kanë shtyrë Realin t’ia rinovojë kontratën deri më 2023.

Ai bëri paraqitje pozitive mbrëmë kundër Inter, ku Reali fitoi 2-0 dhe në fund, mori çmimin e lojtari më të mirë.

“S’ka aspak rëndësi mosha, rëndësi ka vetëm paraqitja”, u shpreh Modric.

“Po ndihem shumë mirë, sikur 30-vjeçar”.

(Kosova Sot Online )