Origi i lindur për net të mëdha, ndihmon Liverpoolin të shkruajë historinë në Champions

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 13:03
Origi i lindur për net të mëdha, ndihmon Liverpoolin të shkruajë historinë në Champions

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Redsat bnë Champions League.

Liverpooli e ka mbyllur fazën e grupeve me fitore t madhe në itali, duke e mundur 2-1 Milanin.

Jurgen Klopp me të tijtë arritën të shkruajnë historinë.

Liverpooli është bërë klubi i parë anglez në histori të Ligës së Kampionëve që i fiton të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve – duke grumbulluar të gjitha pikët e mundshme, 18.

Golin e tri pikëve dhe të fitores e shënoi Origi, i cili duket se është lindur për të shkrua historinë pasi shumë shpesh ndihmon Liverpoolin të fitojë në Premierligë derisa s’duhet harruar ajo paraqitje mbresëlënëse kundër Barcelonës në Champions ku shënoi dy gola dhe në finale për ta fituar titullin me Redsat.

(Kosova Sot Online )