15 milionë euro e ndajnë Torresin nga Barcelona

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 13:08
15 milionë euro e ndajnë Torresin nga Barcelona

Torres është dëshira e madhe e Xavit. E do tani, në janar.

Barcelona dhe Manchester City s’po merren vesh për sulmuesin Ferran Torres.

Sipas Mundo Deportivo, 15 milionë euro e ndajnë spanjollin nga Barça.

Barcelona ka gati 45 milionë euro për 21-vjeçarin, që City e bleu nga Valencia në gusht të vitit 2020.

Megjithatë, City i Pep Guardiolas mendon se ai vlen 60 milionë euro.

Klubet janë në bisedime me shpresën se do të gjejnë një zgjedhje që transferimi të ndodhë në janar.

(Kosova Sot Online )