Janë harruar Ramos e Varane, Ancelotti i lumtur me dyshen Alaba-Militao

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 15:01
Janë harruar Ramos e Varane, Ancelotti i lumtur me dyshen Alaba-Militao

Kur Sergio Ramos dhe Raphael Varane, që të dy u larguan gjatë verës, shumë ishin skeptik për cilësinë aktuale në fazën e mbrojtjes së Real Madridit.

Los Blancos, për ë mbuluar sado pak boshllëkun që lanë dyshja që kanë fituar gjithçka me Realin viteve të fundit, transferuan falas David Alaban.

Alaba, bashkë me Militaon që dikur ishte vetëm rezervist, kanë krijuar një dyshe fantastike dhe sipas Carlo Ancelottit, dita ditës ata po rritën edhe më shumë.

“Jemi duke bërë punë të mirë, më pëlqen shumë puna e ekipit në aspektin defensivë. Niveli individual është shumë i lart dhe Militao dhe Alaban po bëjnë shumë mirë. Kemi një angazhim më të madh se në fillim të sezonit kur pësonim shumë gola”, tha Ancelotti.

(Kosova Sot Online)