Man City ia mësyn Joao Felixit

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 15:10
Man City ia mësyn Joao Felixit

“Citizens” do të mundohen ta transferojnë yllin portugez, i cili po mendon të largohet nga Atletico Madridi

Manchester City është futur në garë për transferimin e Joao Felixit.

Ylli portugez nuk është i kënaqur në Atletico Madrid, ku nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Thuhet se ia nuk ka raporte të mira me trajnerin Diego Simeone.

Për këtë arsye, mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Benficës dëshiron të largohet nga “Los Colchoneros”.

Dhe, mediumi “Fichajes” raporton se “Citizens” do të tentojnë ta transferojnë përfaqësuesin portugez verën tjetër.

Atletico i kishte shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për ta transferuar super-talentin.

Prandaj, klubi spanjoll nuk do ta shiste lojtarin për një shifër më të ulët se 80 milionë euro.

(Kosova Sot Online)