Mbappe mund ta vizitojë Bernabeun para largimit të mundshëm nga PSG në verë

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 17:25
Mbappe mund ta vizitojë Bernabeun para largimit të mundshëm nga PSG në verë

Los Blancos mund të përballën me PSG-në në Ligën e Kampionëve në 1/8  finalës

Kylian Mbappe do të jetë i lirë për të nënshkruar parakontratë me Real Madridin më 1 janar, e cila gjë do të bënte që ai këtë mundësinë që të përballët me skuadrën e tij të re para fazës së grupeve.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain arritën që të kalojnë në fazën e 1/8-ës së finales, me Los Blancos të cilët zunë vendin e parë në grup dhe me skuadrën franceze që përfundojë e dytë në grupin e saj.

Kjo do të thotë se, në shortin që do të hidhet të hënën, gjiganti i La Ligës mund të përballët me skuadrën e Mbappes, PSG. Kontrata e tanishme e francezit pritet të skadojë në verë, me Los Blancos të cilët udhëheqin për të nënshkruar me sulmuesin si transfer i lirë, pasi që nuk arritën ta transferojnë atë në verën e kaluar.

Një ndeshje më shumë lidhje

Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit me Mbappen në janar, por ky skenar duket se nuk do të ndodh. Në të njëjtën kohë, nëse shorti cakton që ata të përballën me PSG në 1/8-ën e finales atëherë Los Blancos do të përballën edhe me ish mbrojtësin e tyre të djathtë, Achraf Hakimi dhe ish portierin e tyre, Keylor Navas, si dhe ish kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

PSG dështoi për ta fituar grupin A, pasi që ishin Manchester City që fituan atë duke e mposhtur skuadrën nga Ligue 1 në fazën e grupeve.

(Kosova Sot Online)