Sfida kryesore e Rangnick, lojtarët e harruar të Manchester United

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:06
Sfida kryesore e Rangnick, lojtarët e harruar të Manchester United

Trajneri gjerman ju ka sugjeruar atyre që është koha t’i tregojnë nëse ata janë e ardhmja e United

Manchester United tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve duke e fituar grupin, kështu që para ndeshjes së të mërkurës kundër Young Boys, Raif Rangnick ka theksuar disa sfida për disa nga lojtarët e harruar të klubit.

Rangnick ka folur për orarin e ngarkuar të Anglisë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër skuadrës zvicerane në Old Trafford që do të luhet sonte (e mërkurë).

Një numër i lojtarëve nuk ishin në listë te të preferuarve në kohën e Ole Gunnar Solskjaer dhe dukej se atyre i ishte treguar dera e largimit, të tillëve si: Jesse Lingard, Donny van de Beek, Dean Henderson dhe Eric Bailly.

Ish trajneri i Schalkes e ka bërë të qartë që ai dëshiron të sheh diçka tek këta lojtarë, me ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve që është koha e duhur që ata të luajnë.

“Ka kuptim nëse ne i pushojmë disa lojtarë për shkak të ndeshjeve që do i kemi në javët në vijim”, ka konfirmuar Rangnick”.

“Të gjithë do të kenë mundësi që të luajnë dhe ta tregojnë vetveten. Ja pse jam i lumtur që do ju jap atyre minuta për lojë, disa lojtarëve, për të parë se a do të mund të luajnë ata në presionin e një ndeshje të Ligës së Kampionëve para 75 000 njerëzve”.

“Kjo është një mundësi e mirë për t’i njohur këta lojtar, siç i njoha ata kundër Crystal Palace këtë të diele. Ne kemi bashkë vetëm një javë stërvitje”. 

(Kosova Sot Online)