Xavi: “E kemi prekur fundin, sot nis një epokë e re”

  • S.A /
  • 09 December 2021 - 09:09
Xavi: “E kemi prekur fundin, sot nis një epokë e re”

Pas shumë vjetësh, Barcelona do të rikthehet të luajë në Europa League.

Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj.Xavi është shprehur tejet i mërzitur pas këtij eliminimi.

“Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Evropës. Mendova se mund të konkurronim më mirë, por realiteti është se nuk mundëm”. “Më dhemb shumë, nuk mund të përballojmë të jemi në këtë situatë, e kemi prekur fundin”, tha Xavi. “Është koha të nisim gjithçka nga e para”. 

(Kosova Sot Online )