Phillips do të refuzojë Man Unitedin për Liverpoolin

  • S.A /
  • 09 December 2021 - 11:19
Phillips do të refuzojë Man Unitedin për Liverpoolin

Mesfushori i Leeds s’do t’i bashkohet Djajve të Kuq

Sipas The Sun, Kalvin Phillips i Leeds do të refuzojë Manchester Unitedin për të kaluar te Liverpool.

Reprezentuesi i Anglisë ka shkëlqyer vitin e fundit duke zgjuar interesimin e gjigantëve, por dëshira e tij është ta veshë fanellën e Redsave.

Klopp ka nevojë për një mesfushor të tipit të Phillips dhe duke parë dëshirën e lojtarit, gjithçka mund të finalizohet në vitin 2022. 

(Kosova Sot Online )