Haaland n’maje, Vinicius askund pavarësisht shpërthimit

  • S.A /
  • 09 December 2021 - 14:14
Haaland n’maje, Vinicius askund pavarësisht shpërthimit

Football Benchmark, degë e KPMG që merret me analiza në botën e futbollit, publikoi vlerat e reja në treg të futbollistëve, të azhurnuara në muajin dhjetor.

Sipas KPMG, Erling Haaland sot për sot është lojtari më i vlerësuar në botën e futbollit, me 142 milionë. Pas tij vjen Kylian Mbappe me 128 milionë.

Befasia është rritja e bujshme e Foden të Manchester Cityn, i cili pushton podiumin me 117 milionë.

Megjithatë, një befasi më e madhe është mungesa e Vinicius Junior. 21-vjeçari ka qenë në formë mbresëlënës këtë edicion, por nuk gjendet në mesin e më të vlerësuarve, madje është interesante fakti se ai nuk gjendet as në mesin e 50 më të mirave.

Vini deri më tani këtë sezon ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje dhe ka dhuruar shtatë asiste.

Image

(Kosova Sot Online )