NBA, Steph Curry i afrohet rekordit të Rey Allen, Nets mposhtin Rockets

  • S.A /
  • 09 December 2021 - 14:24
NBA, Steph Curry i afrohet rekordit të Rey Allen, Nets mposhtin Rockets

Në mbrëmjen e NBA, Golden State fitoi 104- 94 kundër Portlandit, duke u konfirmuar në krye të klasifikimit të Perëndimit. Warriors përmirësojnë rekordin e tyre me 21 suksese dhe vetëm 4 humbje këtë sezon. Blazers u paraqitën në “Chase Center” pa Lillard dhe McCollum, Golden State përfitoi dhe pas një pjese të parë të ekuilibruar, që u mbyll me shifrat 47-45, nisën arratisjen dhe kontrolluan miqtë në finale për të arritur një sukses që iu konfirmon kryesimin.

Vëmendja ishte e gjitha për Curry, gjithnjë e më pranë rekordit të trepikëshave të Ray Allen. Steph realizoi 6 të tillë, duke e reduktuar në 10 trepikësha distancën me rekordin, teksa e mbylli ndeshjen me 22 pikë.

Mirë edhe Poole me 20 pikë, Porter me 15 dhe Wiggins me 11, ndërsa në radhët e Blazers më i miri ishte Powell me 26 pikë. Numra që nuk mjaftuan, me Portlandin që pësoi disfatën e katërt radhazi dhe rrëshqet jashtë zonës play-in në Konferencën e Perëndimit.

Në Lindje, ndërkohë, humbasin kryesuesit me Brooklyn Nets, që u mposhtën 114-104 nga Houston. Për Rockets është fitorja e 7-të radhazi përballë Netsave, që ishin pa Kevin Durant dhe Lamarcus Aldridge. Një humbje që, gjithsesi, nuk iu kërcënon kryesimin në Lindje. Pjesa e parë e Rockets ishte pa difekte, 67 pikë në 24 minuta, me miqtë që shënnuan 52. Avantazhi u rrit edhe para periodës së fundit dhe në finale Netsat nuk arritën ta reduktonin distancën, duke pësuar disfatën e 8-të sezonale. Ai që pritej më shumë në “Toyota Center”, pa Durant, ishte natyrisht Harden që ishte shumë pranë “triple-double”, duke realizuar 25 pikë, 11 rikuperime dhe 8 asiste. Rockets ndërkohë fituan falë 21 pikëve të Gordon, të cilave u shtohen 19 dhe 18 respektivisht nga Mathews dhe Christopher. Gjithsesi lajmi i mirë për Brooklyn ishte se ndjekësit në Lindje nuk arritën të përfitojnë.

Kampionët në fuqi të Milwaukee-t humbën 113-104 në shtëpinë e Miami Heat, që rikthehet te fitorja pas dy disfatave radhazi, duke iu afruar vendit të tretë, që mbahet pikërisht nga Bucks. Heat fituan falë një pjese të dytë të shkëlqyer, me rezultatin e pjesshëm 69-53, pasi pjesa e parë kishte përfunduar 51-44 në favor të formacionit të Budenholzer. Një sukses që kishte si protagonist Caleb Martin, i cili realizoi 28 pikë, 8 rikuperime dhe 3 asiste. Pjesën tjetër e bënë 22 pikët dhe 13 asiste të Lowry, në një mbremje në të cilën Miami ia doli të kufizonte më së miri Giannis Antentokounmpo, që u ndal në 15 pikë të shënuara në 32 minuta. Nuk mjaftuan kështu as 27 pikët e Jrue Holiday, me Milwaukeen që humbet për herë të 10 në sezonin e rregullt, por ruan vendin e tretë që tani iu kërcënohet pikërisht nga Heat dhe Washington.

Nuk përfitoi nga disfata e Brooklin as Chicago Bulls që pësuan një disfatë të rëndë në shifrat 115-92 në Ohio përballë Cleveland Cavaliers, duke shpërdoruar mundësinë për të marrë kryesimin në Lindje. Cavaliers bënë një ndeshje mjaft të mirë, duke i fituar të katërta perioda dhe duke gjetur distancimin vendimtar në pjesën e dytë, që e mbyllën me 63 pikë përkundër 49 të Bulls, që ishin pa DeMar DeRozan. Lider i Cleveland Garland, që realizoi 24 pikë, 3 rikuperime dhe 6 asiste , por u ndihmua edhe nga 16 pikët e Mobley dhe 14 nga Markkanen, përveç 13 pikë dhe 12 rikuperime të Allen. Chicago ndërkohë nuk shkoi përtej 23 pikëve të një Zach LaVine të pasaktë në goditje dhe 19 nga Lonzo Boll, por Bulls-at mbeten gjithsesi të dytët në klasifikimin e Lindjes, aty ku Cleveland tanimë është shumë pranë zonës play-off.

 

(Kosova Sot Online )