Eliminimi nga Liga e Kampionëve e detyron Barcelonën të shesë lojtarë

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 22:59
Eliminimi nga Liga e Kampionëve e detyron Barcelonën të shesë lojtarë

Klubi pritet që të humbet shuma të mëdha parash

Humbja 3-0 nga Bayern Munchen e Barcelonës nuk ishte vetëm poshtëruese në fushë, por Barça shijoi vendin e tretë pas një kohe të gjatë në grupe të Ligës së Kampionëve, kurse tani do të luajë në Europa Ligë, e cila gjë do ta detyrojë klubin që të shesë disa lojtarë.

Largimi i Lionel Messi duket se e ka destabilizuar pa masë klubin në një mënyrë që është vështirë të korrigjohet, derisa vitet e keqmenaxhimit të financave dhe vendimet e dobëta taktike çuan të katastrofa e së mërkurës.

Europa Ligë nuk është pritur mirë nga klubi katalunas në formatin e tanishëm dhe gjakderdhja financiare do të jetë e paevitueshme sidomos për aftësitë e klubit për të gjetur fonde për transferi.

Presidenti Joan Laporta drejtoi fazën e parë të rikuperimit verën e kaluar, por ishte detyruar që për shkak të parave të sjellë lojtarë që i kishin mbetur pa kontrata nga klubet, të tillë si Eric Garcia dhe Memphis Depay.

Sipas Sport, pritet që të këtë edhe një numër lojtarësh të tjerë që do të shiten në janar, në mënyrë që klubi të përmirëson aspektin financiar.

Shpresat për të nënshkruar me lojtarë të talentuar si Erlind Haaland dhe Ferran torres duket se është një ëndërr këtë moment, por realiteti shqetësues është që Los Cules duhet të shesin para se ata të transferojnë dikë.

Samuel Umtiti është në treg, pasi që nuk ka arritur të luajë që prej Botërorit të vitit 2018, derisa Xavi nuk llogarit në Luuk de Jong që po ashtu do të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Coutinho prezanton njërin nga vendimet më të këqija që ka bërë ndonjëherë klubi nga La Liga dhe Barcelona do të dëgjojë çdo ofertë për brazilianin. Megjithatë, çelësi me këta tre lojtarë është se kush do të interesohet për ta, sidomos për Umtitin dhe Coutinhon të cilët kanë paga të mëdha.

Kjo është arsyeja që klubi në mënyrë aktive po kërkon që të shesë lojtar sa më shumë në treg, Xavi po ju jem minuta të gjithë e që të tërë janë të zëvendësueshëm.

Sergino Dest është një lojtarë i tillë, i cilin shkëlqeu nën urdhrat e Ronald Koeman, por që nga largimi i holandezit janë shfaqur dobësitë në mbrojtje.

Mosha e tij e re bën që të këtë oferta nga klybet e tjera dhe mundësia për ta regjistruar Dani Alvesin më të ardhur janari do të thotë që zëvendësimi i tij tashmë është në klub.

Oscar Mingueza po ashtu pritet t’i paketojë valixhet si mbrojtës dhe është më tërheqës sesa Clement Lenglet për klubet e tjera për shkak edhe të pagës së vogël, kështu që klubi mund ta shesë pa humbur ndonjë aset të tyre në mbrojtje. 

(Kosova Sot Online)