“Jam i gatshëm të luajë kudo që do Ancelotti, s’do të jetë e lehtë kundër Atleticos”

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 12:52
“Jam i gatshëm të luajë kudo që do Ancelotti, s’do të jetë e lehtë kundër Atleticos”

Nuk ka luajtur shumë, por Marco Asensio po kryen detyrën e tij sa herë që zbret në fushë.

Ai shkëlqeu në Champions League kundër Interit, duke shënuar një gol shumë të bukur për 2-0, disa minuta pasi ishte inkuadruar në lojë.

Marco ka folur për Real Madrid TV para derbit me Atletico Madridin dhe preku pak edhe pozicionin e tij në fushë, ku këtë edicion ka role të ndryshme, edhe sulmues edhe mesfushor.

“Do të jetë një ndeshje e luftueshme. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë dhje derbi gjithmonë është special”, tha Asensio.

“Jemi në një formë të mirë këtë moment, në aspektin personal po luaj me më besim dhe jam i gatshëm të kontribuojë sa më shumë që është e mundur”.

Ancelotti? Ai është shumë i qartë me atë që do nga çdo pozicion në fushë. Mesfusha dhe sulmi janë pozicione të ndryshme. Ai do gjëra të ndryshme nga futbollistët varësisht se si jemi duke luajtur. Ndihem rehat në të dy rolet dhe do të bëj çfarëdo që më kërkon të bëj në fushë”.

(Kosova Sot Online)