Xavi e do Januzajn në Barcelonë

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 14:56
Xavi e do Januzajn në Barcelonë

Adnan Januzaj mund të përfundojë në Barcelonë. Kontrata me Real Sociedad i skadon në qershor të 2022.

Adnan Januzaj mund të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Atij i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me Real Sociedad për të rinovuar atë.

Sipas AS, Barcelona po e monitoron situatën dhe do të tentojë ta bind lojtarin që ta marrë falas në verën e vitit 2022.

Januzaj është pjesë e Sociedad që nga viti 2016, ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 19 gola.

(Kosova Sot Online)