Reali interesohet për Ronaldon

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 16:04
Reali interesohet për Ronaldon

“Los Blancos” po planifikojnë ta rikthejnë yllin portugez në “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të janarit

Real Madridi është duke e vëzhguar me kujdes situatën e Cristiano Ronaldos në Manchester United.

“Los Blancos” madje do ta mirëprisnin një mundësi për t’u ribashkuar me yllin portugez.

Për këtë siguron mediumi “Football Insider”.

“Mbretërit” besojnë se e ardhmja e 36 vjeçarit në “Old Trafford” është e paqartë pas arritjes së trajnerit Ralf Rangnick.

Andaj, ata do të mundohen ta rikthejnë pesë herë fituesin e Topit të Artë në afatin kalimtar të janarit.

Pas largimit nga Juventusi, Ronaldo ishte pranë transferimit në Manchester City.

Por, në fund ai përfundoi në “Teatrin e Ëndrrave”, ku ka shkëlqyer sidomos në Ligën e Kampionëve.

Por, një rikthim në Real Madrid, aty ku fitoi gjithçka, gjithmonë është i mundshëm.


(Kosova Sot Online)