Di Maria: Të gjithë po përpiqemi që t’ia lehtësojmë jetën Messit në Paris

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 17:09
Di Maria: Të gjithë po përpiqemi që t’ia lehtësojmë jetën Messit në Paris

Angel di Maria ka treguar se si lojtarët e Paris Saint-Germain po bëjnë gjithçka që duhet për të ndihmuar Lionel Messin të përshtatet me mjedisin e tij të ri, pas lëvizjes së tij në Paris Saint-Germain verën e kaluar.

Argjentinasi që së fundmi e fitoi Topin e shtatë të Artë, e nisi ngadalë aventurën e tij te PSG dhe nuk regjistroi gol në Ligue 1 deri më 20 nëntor ndaj Nantes.

Por, Di Maria është optimist që Messi gradualisht po integrohet në ekip.

“Mendoj se në ndeshjen e fundit ndaj Club Brugge ne treguam se po bëjmë mire. Është normale që ka shumë pritshmëri me ardhjen e Messit. Mendoj se njerëzit gjithmonë presin në fitore 4:0 apo 5:0. Futbolli nuk është ashtu”, deklaroi Di Maria për ESPN.

“Ne e shohim atë të lumtur me familjen. Fëmijët e tij janë në shkollë. Çdokush është këtu për t’ia bërë jetën më të lehtë. Por kur vjen puna te futbolli, gjithçka po bëhet pak nga pak. Është një ndryshim i madh për të dhe ai duhet të përshtatet me lojtarët e rinj dhe një mënyrë të re të lojës në PSG, të cilët luajnë shpejt në sulm. Ne përpiqemi t’i balancojmë të gjitha këto pak dhe ai gjithashtu sigurohet që të përshtatet me ne dhe anasjelltas”, përfundoi Di Maria.

(Kosova Sot Online)