7 futbollistë pritet të largohen nga PSG-ja

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 19:45
7 futbollistë pritet të largohen nga PSG-ja

Afati kalimtar dimëror mund të sjellë ndryshime të mëdha në klubin francez, Paris Saint-Germain.

Parisienët u përforcuan jashtë mase me lojtarë në verë, kurse tani në janar pritet të largohen disa të tjerë.

Janë plot 7 lojtarët që janë gati të largohen dhe në këtë listë bëjnë pjesë edhe Mauro Icardi dhe Rafinha, dikur protagonistë te Interi. Bashke me ta, me valixhet gati janë edhe Abdou Duiallo, Layvin Kurzaëa, Cilin Dagna, Eric Junior Dina-Ebimbe dhe Sergio Trigo, që janë të destinuar për tu larguar në dimër.

Ekipi nga “Parku i Princave” ka me bollëk lojtarë dhe do të përpiqet që gjatë janarit t’i largojë disa, që të heqë barrën e pagave.

Gjatë verës në Paris erdhën yjet si Messi, Ramos, Donnarumma, Hakimi e Wijnaldum.

(Kosova Sot Online)