Vinicius Junior zgjidhet lojtari i muajit në La Liga
Vinicius Junior është emëruar nga LaLiga Santander si lojtari më i mirë i ligës për muajin nëntor pas paraqitjeve të tij kundër Rayo Vallecano, Granada dhe Sevilla.
Sulmuesi brazilian u vlerësua më lart se lojtarët si Memphis Depay, Oscar Trejo dhe Antoine Griezmann dhe do të marrë çmimin para derbit mes Real Madrid dhe Atletico Madrid të dielën në Estadio Santiago Bernabeu.
Vinicius ka shënuar një total prej 12 golash deri më tani në sezonin 2021/22 dhe gjithashtu ka regjistruar shtatë asistime
Ai aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i La Liga Santander (10) pas shokut të tij të skuadrës Karim Benzema (12).
(Kosova Sot Online)