Eriksen përgatit rikthimin, dy ekipet ku mund të luajë

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 22:18
Eriksen përgatit rikthimin, dy ekipet ku mund të luajë

Christian Eriksen e ka mbyllur përfundimisht karrierën në Itali pas problemeve serioze që pati me zemrën gjatë Evropianit, por mesfushori danez e sheh të hershme tërheqjen nga futbolli.

29-vjeçari ka vendosur të luajë me defribilator në zemër, por kjo nuk lejohej në futbolli italian.

Për momentin, futbollisti danez po stërvitet me Odensen, në Danimarkë, klub që i ka hapur dyert për një rikthimin të mundshëm (Eriksen është formuar si futbollist pikërisht te akademia e kësaj skuadre).

Kjo lëvizje mund t’i japë mundësi që të kapë formën për të qenë pjesë e Danimarkës në Botërorin “Katar 2022”.

Një tjetër mundësi për të ardhmen e tij si futbollist e përfaqëson Ajaxi i Amsterdamit, klubi i parë i madh ku ka shkëlqyer (2010-2013), para se të transferohej në Londër te Tottenhami.

(Kosova Sot Online)