Gerrard do të jetë i emocionuar me rikthimin në ‘Anfield’, por do fitore me Villan

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 11:57
Gerrard do të jetë i emocionuar me rikthimin në ‘Anfield’, por do fitore me Villan

E shtuna vjen me takime interesante në Premierligë.

Vëmendja më e madhe shkon në Anfield Road, pasi do të kthehet për herë të parë si kundërshtar këtë herë me stofin e trajnerit kapiteni legjendar, Steven Gerrard.

Ason Villa ka ndryshuar që prej ardhjes së Gerrard dhe është ngjitur në pozitën e 11 me 19 pikë.

Për të do të jetë ndeshje me emocione të përziera, pas shumë viteve dhe historisë që ka shkruar me Redsat.

“Sigurisht që do të ketë emocione për shkak të historisë sime me ekipin kundër të cilit po luajmë, Liverpool, por kjo është sfidë, do të përpiqem ta kontrolloj sa më shumë që të mundem emocionet”, tha Gerrard.

“Unë do të respektoj [pritjen] në lidhje me çfarëdo që të ndodhë, por një gjë që mund t’i siguroj tifozët e Aston Villa është se do të shkoj atje për të provuar të fitoj”. 

(Kosova Sot Online)