Në kushte të mjerueshme u zhvillua ndeshja e Superligës në Gjilan

  • G.G /
  • 11 December 2021 - 16:59
Në kushte të mjerueshme u zhvillua ndeshja e Superligës në Gjilan

Ndeshja e zhvilluar mes Dritës dhe Ulpianës vuri në pah disa probleme të kahmotshme me stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Në mot me shi, mundësitë që aty të zhvillohet një lojë cilësore minimizohen tej mase.

Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshjet dy prej klubeve më të mëdha të Kosovës, Drita dhe Gjilani, e që garojnë vazhdimisht për titull kampioni.

Megjithatë, ende nuk ka hapa konkret drejt përmirësimit të kushteve të fushës së tyre.

Një fushë e rënduar dhe pa kushte minimale për zhvillimin e ndeshjes u pa edhe sot në duelin mes Dritës dhe ekipit nga Lipjani, Ulpianës.

Vendasit triumfuan 3:1 dhe e mbyllën kështu stinorin vjeshtor me fitore.

(Kosova Sot Online)